Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra e Guardiolas megjithatë nuk mungon në garën elitare

Manchester City

Manchester City do të jetë në Ligën e Kampionëve edhe në edicionin e ardhshëm. Një edicion të vështirë, skuadra e Pep Guardiolas e përfundoi me fitore.

Të dielën në kuadër të xhiros së 38-të, përkatësisht të fundit të Premier Leagues, City fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Fulhamit. Kjo fitore i mundësoi që të përfundojë në vendin e tretë me 71 pikë dhe të kualifikohet për garën elitare evropiane. Fulhami përfundon në mesin e tabelës me 54 pikë.

City mbeti pa trofe, por megjithatë u kualifikua në Champions.

Ilkay Gundogan shënoi golin e parë në minutën e 21-të. Për 2:0 realizoi Erling Haaland në minutën e 72-të.

Titullin e kampionit të Anglisë shumë më herët e siguroi Liverpooli, që përfundoi kampanjën me 84 pikë. Nënkampion është Arsenali me 74 pikë. Në Champions janë kualifikuar edhe Manchester City, Chelsea dhe Neëcastle, si dhe Tottenhami si fitues i Ligës së Evropës.

Edhe Skenarë të shumtë edhe në Premier League Futboll Skenarë të shumtë edhe në Premier League

Nga Premier League largohen Leicesteri, Ipsëichi dhe Southamptoni.

Të dielën në xhiron e fundit, Liverpooli luajti 1:1 me Crystal Palacen, ndërsa Arsenali fitoi 2:1 ndaj Southamptonit.