Pas tri humbjeve rresht në tri gara të ndryshme, Liverpooli ka shijuar një fitore. Kampioni anglez ka mposhtur Fulhamin 2:0 në Anfield në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Premier Leagues.
Rio Ngumoha dhe Mohamed Salah shënuan golat për fitoren e “Të Kuqve”.
Liverpooli në Premier League po lufton për një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Arne Slotit tani ka 52 pikë dhe është i pesti në tabelë, duke ikur katër pikë nga ndjekësi Chelsea që një ditë më pas do të luajë me Manchester Cityn.
Fulhami ndërkaq është në mes të tabelës.