Futbolli i Turqisë është goditur nga skandali i bastvënies dhe hetimet vazhdojnë edhe më tej.
Këto hetime prekin edhe top-klubet në Turqi, ku janë arrestuar edhe disa futbollistë të tjerë, ka shkruar “Bluewin” të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e futbollistëve të arrestuar janë edhe ata të klubeve të Stambollit, Fenerbahçe e Galatasaray.
Në total janë 46 të dyshuar që vazhdojnë të hetohen.
Agjencia e lajmeve “Anadolu” ndërkohë ka shkruar se 35 prej këtyre personave janë arrestuar tashmë.
Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se 27 lojtarë janë të akuzuar për bastvënie në ndeshjet ku ata kanë qenë të përfshirë me ekipet e tyre. Të dyshuar janë edhe zyrtarë të klubeve.
Federata e Futbollit e Turqisë në fund të muajit tetor njoftoi se 152 gjyqtarë kanë vënë baste në vazhdimësi.
Hetimet tani po kryhen për klube dhe lojtarë.