Autoritetet turke kanë arrestuar të premten 17 zyrtarë të klubeve të futbollit, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për baste të paligjshme dhe kurdisje të ndeshjeve që kanë njollosur futbollin turk.
Në valën e fundit të arrestimeve, aksioni u zhvillua në Stamboll dhe nëntë provinca të tjera. Të arrestuarit dyshohet se kishin vënë baste derisa ende shërbenin në role zyrtare.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe katër drejtues të klubeve të mëdha si Galatasaray e Beshiktash.
Janë lëshuar urdhra arresti edhe për dy persona të tjerë.
Ka shumë muaj që autoritetet turke arrestojnë rregullisht njerëz të futbollit për kurdisje dhe baste ilegale.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia urdhëron arrestimin e lojtarëve të Superligës për bastvënie ilegale
-
Baltaci i Galatasarayt në mesin të arrestuarve për bastvënie ilegale
-
Për bastvënie janë arrestuar edhe lojtarë të Fenerbahçes e Galatasarayt
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Thellohet skandali në futbollin turk, arrestohet presidenti i Fenerbahçes