Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muslija e ka Neuerin si model, synon të ruajë portën e Zvicrës

Gentrit Muslija

Gentrit Muslija vlerësohet prej portierëve më të talentuar në futbollin zviceran. Të enjten një shkrim të gjatë 20-vjeçarit ia ka kushtuar gazeta e madhe zvicerane, “Blick”.

Muslija është anëtar i St. Gallenit, i huazuar te Wili i kategorisë së dytë. Periudha e huazimit i përfundon muajin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muslija ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa tashmë ka debutuar në përfaqësuesen U21.

Me St. Gallenin, portieri shqiptar ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai është në huazim te Wili që nga shkurti i vitit të kaluar, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që të mbetet edhe më tutje te kjo skuadër.

Në dhjetor, Qendra Ndërkombëtare për Studiume Sportive (CIES), e ka vlerësuar Muslijën si njërin prej dhjetë portierëve më të mirë U20, jashtë pesë top-ligave evropiane.

No description available.No description available.

“E kam parë këtë dhe jam ndier shumë i nderuar. Është mirë kur puna që bën njihet dhe shpaguhet”, ka thënë Muslija për “Blick”.

Ai shquhet për lojën me këmbë, ndonëse portier. Është në top-20 të kategorisë së dytë helvetike për pasime të kompletuara.

Si fëmijë ai nuk ishte portier, por vendosi të qëndrojë mes shtyllave kur e pa paraqitjen e Manuel Neuerit në finalen e Ligës së Kampionëve që Bayerni e kishte luajtur me Dortmundin.

Neueri është prej modeleve të Gentrit.

“Bayerni do të ishte realizim i ëndrrës. Bundesliga vërtetë më përshtatet, apo La Liga”, thotë Muslija.

Sipas “Blick”, portieri Muslija shpreson të ftohet nga Zvicra A.

“Besoj se ky është synim i secilit lojtar”, ka thënë ai.

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, është i rritur në Zvicër. Portieri i dytë, Amir Shaipi ende luan në Zvicër. Ndërkohë asnjë shqiptar ende nuk ka arritur të jetë portier i Zvicrës A. Kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Në Challenge League, Muslija i ka 35 paraqitje këtë edicion. I ka edhe dy paraqitje për Kupë. Kategoria e dytë helvetike është përplot me futbollistë shqiptarë.