Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi, risia e Freit te Zvicra U21

Samuel Krasniqi

Foto: Benjamin Faes (Freshfocus)

Mesfushori 21-vjeçar i Grasshopperit, Samuel Krasniqi, është risi në listën e përzgjedhësit Alex Frei te Zvicra U21. 

Krasniqi, bashkë me gjashtë lojtarë të tjerë, kanë marrë ftesë për herë të parë nga U21 e Zvicrës, në të cilën janë edhe portieri Gentrit Muslija dhe mesfushori tjetër, Dion Kacuri. 

Muslija 20-vjeçar është portier te Wili në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, kurse 22-vjeçar, është pjesë e Baselit. 

Zvicra më 27 dhe 31 mars luan dy ndeshje në shtëpi ndaj Ishujve Faroe dhe Estonisë. 

Të dyja janë ndeshje kualifikuese për Evropianin 2027, që organizohet në Shqipëri dhe Serbi. 

Edhe Muslija e ka Neuerin si model, synon të ruajë portën e Zvicrës Futboll Muslija e ka Neuerin si model, synon të ruajë portën e Zvicrës

Zvicra U21 në Grupin C i ka tetë pikë në vendin e tretë në pesë ndeshje. Tetë pikë i ka edhe Islanda në vendin e katërt. 

Ishujt Faroe në vendin e dytë në gjashtë ndeshje i kanë nëntë pikë. Në katër ndeshje, Franca U21 i ka 10 pikë dhe është lidere.