Florent Muslija dhe bashkëlojtarët e tij te Kosova janë të vendosur për ta bërë hapin e radhës për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Muslija, i cili është i huazuar te Fortuna Dusseldorfi nga Freiburgu, ka qenë titullar në çdo ndeshje kualifikuese në fazën grupore, ku përfunduan në pozitën e dytë prapa Zvicrës në Grupin B, duke e lënë pas Suedinë dhe Slloveninë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori 27-vjeçar dhe bashkëlojtarët e tij do të përballen me Sllovakinë më 26 mars, teksa shikojnë para drejt rrugës për në turneun në SHBA, Meksikë dhe Kanada, me Turqinë apo Rumaninë si kundërshtarë të finales.
Muslija u lind në Gjermani dhe i pati pesë paraqitje për Gjermaninë U20 në vitin 2018, para se t’i bashkohej Kosovës në vitin 2019. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili zakonisht luan në qendër të mesfushës apo në krahun e majtë, ka folur për FIFA-n më herët gjatë këtij muaji. Ai për Kosovën ka 38 paraqitje e dy gola të shënuar.
FIFA: Sa e rëndësishme është të jesh në formë për klubin kur luan edhe për ekipin përfaqësues?
Florent Muslija: Në futbollin ndërkombëtar, padyshim se gjykohesh nëse luan apo nuk luan për klubin tënd. Jam stabilizuar në skuadër dhe po ashtu kam pasur disa paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. Shpresoj që formën e mirë me klubin tim ta përcjell edhe në përfaqësuese, e madje edhe ta përmirësoj atë.
FIFA: A është roli yt në përfaqësuese ndryshe nga ai që e ke te klubi?
Muslija: Nuk ka dallim të madh. E shoh veten si lider te Dusseldorfi dhe tek ekipi përfaqësues, brenda dhe jashtë fushës. Tani jam në moshën ku unë mund të marr edhe më shumë përgjegjësi. Ndoshta një dallim është se te Dusseldorfi kemi vërtet të rinj, ndërsa në përfaqësuese ka lojtarë me shumë eksperiencë.
FIFA: Çfarë pret nga ti përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda?
Muslija: Ai dëshiron që unë të marr përgjegjësi dhe e di se unë mund të jem lojtar që mund të fitoj ndeshje. Ai dëshiron që këtë ta shoh në fushë. Qartë se ai dëshiron që unë të ndihmoj edhe në aspektin defensiv dhe ta bëj më të mirën në atë zonë, t’i jap më shumë stabilitet dhe kualitet ekipit.
FIFA: Si e vlerëson kampanjën kualifikuese tani që keni pasur kohë për të reflektuar?
Muslija: Ka qenë me të vërtetë kampanjë pozitive. Kemi pasur disa paraqitje të shkëlqyera dhe jemi zhvilluar edhe më shumë si ekip. Kemi funksionuar me të vërtetë si grup dhe jemi të gjithë aty për ta përkrahur njëri-tjetrin. Niveli ka qenë vazhdimisht i lartë dhe mendoj se kjo është parë nga të gjithë. Pa dyshim se duam të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë dhe besoj se mundemi.
FIFA: A jeni i mërzitur për humbjen e vetme në ndeshjen hapëse nga Zvicra?
Muslija: Këto gjëra ndodhin ndonjëherë në futboll. Për fat të mirë, ishte vetëm ajo ndeshje, përndryshe nuk do të ishim tani në plejof. Për fat të keq, ishim të ngadaltë për të hyrë në atë ndeshje dhe e kemi humbur edhe pa u mbyllur pjesa e parë. Por ne përsëri mund të jemi krenar me veten. Kemi arritur kaq shumë dhe tani, natyrisht, puna jonë ende nuk ka përfunduar. Duam që të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe të japim çdo gjë për të arritur atje.
FIFA: Shënuat gol në barazimin 1:1 në ndeshjen kthyese ndaj Zvicrës. Çfarë ndjenje është të shënosh për shtetin tënd?
Muslija: Me të vërtetë është e veçantë. Atmosfera në stadium është gjithmonë e shkëlqyer. Të shënosh gol për shtetin tënd – dhe një aq shumë të rëndësishëm – të jep shtytje dhe po ashtu të jep ndjenjë të vetëbesimit dhe lirisë për të luajtur. Ka qenë ndjenjë e mrekullueshme.
FIFA: Cilat mendoni se janë pikat më të forta të ekipit në përgjithësi?
Muslija: Jemi bërë një grup shumë i fortë dhe shumë të qëndrueshëm në mënyrën se si luajmë. Jemi mirë para dhe jemi forcuar edhe në fazën defensive. Kur e sheh, për shembull, si ia kemi dalë me Viktor Gyokeresin dhe Aleksander Isakun në ndeshjet ndaj Suedisë, nuk i kemi lënë fare hapësirë. Kemi lojtarë me inteligjencë të lartë në lojë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
FIFA: Kosova ka treguar se mund të përballet me kundërshtarë që supozohen se janë më të fortë. A e shihni veten si autsajder?
Muslija: Jemi shtet i vogël. Kundërshtarët si Suedia, Zvicra dhe Sllovenia ndoshta nuk humbin shumë kohë për ne. Por ne kemi zemër të madhe, pasion dhe kualitet në futboll. Mund ta shihni këtë edhe në mënyrën se si luajmë. Kemi shfaqur po ashtu se mund të luajmë edhe kundër ekipeve të mëdha. Kjo thotë shumë për ne dhe shtetin tonë.
FIFA: Sfida e parë është Sllovakia dhe më pas Turqia apo Rumania. Si i vlerësoni shanset tuaja?
Muslija: Duhet ta kemi parasysh se do t’i kemi vetëm këto ndeshje – duke nisur me Sllovakinë. Duhet të japim çdo gjë që kemi. Të gjithë ne duhet të japim 100 për qind nga vetja. Duhet të lëmë çdo gjë në fushë dhe të jemi të vetëdijshëm se është mundësi e madhe për ne si shtet. Nëse mund ta bëjmë këtë, pastaj do të kemi shansin për të qenë të suksesshëm.
FIFA: Si është atmosfera mes tifozëve dhe çfarë do të thotë për shtetin nëse do të jeni në gjendje ta siguroni vendin në Amerikën e Jugut?
Muslija: Ka entuziazëm të madh, si nga lojtarët ashtu edhe nga tifozët që jetojnë në Kosovë dhe jashtë vendit. E dimë se sa të rëndësishme janë këto ndeshje, dhe natyrisht, ne do të shkruanim historinë si një shtet i vogël. Kjo është ëndrra që e kemi të gjithë.
FIFA: Nëse Kosova kualifikohet, kundërshtarët në Kupën e Botës do të ishin Australia, Paraguai dhe nikoqirja SHBA-ja. Si tingëllon kjo?
Muslija: Nuk mendoj se kemi nevojë për motivim shtesë – mund ta ndiejmë tashmë këtë. Është thjesht ndjenjë e papërshkrueshme kur e mendon mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës. Vetëm mendimi për këtë është mjaftueshëm për të çuar në limite dhe për të luajtur futboll me të njëjtin shpirt.