Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi do t’i bashkohet Fenerbahçes pas pushimeve në Kosovë

Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i kalojë disa ditë pushimi në Kosovë e më pas do t’i bashkohet Fenerbahçes. 

Mediumet turke të dielën kanë shkruar se Muriqi ka shfrytëzuar aeroportin e Stambollit për të udhëtuar drejt Kosovës. Në Stamboll do të kthehet pasi t’i përfundojë pushimet në vendlindje.

“Një fotografi e yllit kosovar, e bërë në aeroportin ‘Sabiha Gokçen’, shkaktoi entuziazëm. Megjithatë, u bë e ditur se sulmuesi përdori Stambollin si transit gjatë udhëtimit për në vendin e tij, Kosovë”, shkruan “Sabah”.

Gazeta turke ka shkruar se Muriqi do të transferohet për 15 milionë euro te Feneri. 

Me gjigantin turk pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.