Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Fenerbahçes të martën.
Muriqi u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen që Feneri e fitoi me rezultat 1:0 ndaj Sturm Grazit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ishte ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Championsit.
Golin e fitores e shënoi Talisca nga penalltia në minutën e 66-të.
Ndeshjen e parë Fenerbahçe e fitoi 2:0.
Muriqi muajin e kaluar u rikthye te Feneri. Por nuk ka luajtur deri më tani shkaku i lëndimit të pësuar në përgatitje.
Sulmuesi shtatlartë u transferua te Feneri pas shkëlqimit te Mallorca në Spanjë.
Vedat Muriqi debuton te Fenerbahçe
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Fenerbahçes të martën.
Muriqi u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen që Feneri po e fiton 2:0 ndaj Sturm Grazit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Është ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Championsit.
Ndeshjen e parë Fenerbahçe e fitoi 2:0.
Muriqi muajin e kaluar u rikthye te Feneri.
U transferua nga Mallorca.
Talisca alkışlarla kenara gelirken Vedat Muriqi oyunda! 🔥 pic.twitter.com/bqKF3Vw9Fs
— TV100 (@tv100) August 11, 2026
Ndërhyrje brutale ndaj Muriqit, a rrezikoi lëndimin e rëndë?
Futbollisti kostarikan i Sturm Grazit, Jeyland Mitchell, bëri një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Për ndërhyrjen e ashpër nga prapa, Mitchell u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Muriqi qëndroi për një kohë i shtrirë në fushë në minutën e 83-të, duke e mbajtur këmbën e djathtë.
Sulmuesi i Kosovës debutoi te Fenerbahçe të martën mbrëma.
Ai u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit.
Muriqi u paraqit për herë të parë për Fenerin pas transferimit nga Mallorca. I mungoi Fenerit shkaku lëndimit të pësuar në përgatitje.
Mitchell, Vedat Muriqi'ye yaptığı sert faul sonrası hakem tarafından sarı kartla cezalandırıldı! ⚠️ pic.twitter.com/ejO4ZspZaD