Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse nuk debutoi Muriqi për Fenerbahçen?

Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte në stol te Fenerbahçe që fitoi të mërkurën kundër Sturm Grazit të mërkurën mbrëma.

Por Muriqi nuk e fitoi rastin të paraqitet në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e luajtur në Stamboll, ylli i Kosovës e përcolli nga stoli.

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka arsyetuar shkurt vendimin.

“Vedat Muriqi është i lënduar”, ka thënë shkurt trajneri i gjigantit turk.

Në fakt, Muriqi pak ditë më parë u kthye nga një lëndim të pësuar gjatë fazës përgatitore.

Edhe Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit Futboll Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit

Muriqi 32-vjeçar u rikthye te Fenerbahçe. Ai kishte luajtur te Feneri në edicionin 2019/20, para se të transferohej te Lazio.

Me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.