Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të paraqitet për herë të parë pas kthimit te Fenerbahçes, kundër Sturm Grazit.
Mediumet në Turqi të premten kanë bërë të ditur se në listën e dorëzuar në UEFA nga Fenerbahçe është edhe emri i Muriqit.
Ndeshja e parë ndërmjet Fenerbahçes dhe Sturm Grazit luhet më 5 gusht në Stamboll.
“Vedat Muriqi, i cili vazhdon stërvitjen nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të klubit, raportohet se është rikuperuar nga lëndimi. Sulmuesi, i cili është afër përfundimit të programit individual, pritet së shpejti të fillojë stërvitjet me ekipin. Stafi teknik planifikon të vlerësojë gjendjen fizike të Muriqit për ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit”, shkruan “Fanatik” të premten.
Muriqi pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë gjatë kampit stërvitor.
Muriqi 32-vjeçar u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit në Spanjë.
Edhe
Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit
Ai edicionin e kaluar në La Liga me fanellën e Mallorcas i realizoi 23 gola.
Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.