Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fenerbahçe fiton, Muriqit i shtyhet debutimi

Vedat Muriqi

Fenerbahçe e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit të mërkurën mbrëma.

Ndeshjen e luajtur në Stamboll nga stoli e përcolli sulmuesi i rikthyer te Feneri, Vedat Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës nuk e fitoi rastin të paraqitet ndaj ekipit austriak.

Në fakt, Muriqi pak ditë më parë u kthye nga një lëndim të pësuar gjatë fazës përgatitore.

Rastin mund ta fitoj pas një jave kur të dyja ekipet të përballen në ndeshjen kthyese për avancim në plejof të Championsit.

Muriqi 32-vjeçar u rikthye te Fenerbahçe. Ai kishte luajtur te Feneri në edicionin 2019/20, para se të transferohej te Lazio. 

Edhe Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit Futboll Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit

Edicionin e kaluar në La Liga, Muriqi realizoi 23 gola. Por, Mallorca nuk arriti të mbijetonte në La Liga dhe ra në Kategorinë e Dytë.

Kjo i hapi rrugë superyllit të Kosovës të kthehet te Feneri, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Golat e fitores për Fenerin i shënuan 

Talisca në minutën e nëntë dhe Marson Greenwood në minutën e 45-të.

Anglezi Greenwood iu bashkua muajin e kaluar Fenerit.

Edhe Pse nuk debutoi Muriqi për Fenerbahçen? Futboll Pse nuk debutoi Muriqi për Fenerbahçen?

Muriqi në stol te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka mbetur në stol te Fenerbahçe për ndeshjen që e luan sonte nga ora 20:00 kundër Sturm Grazit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja luhet në Stamboll, ndërsa Muriqi është për herë të parë i përfshirë në një ndeshje pas rikthimit te Feneri.

Muriqi pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë gjatë kampit stërvitor. Muriqi 32-vjeçar u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit në Spanjë.

Edhe Muriqi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Sturm Grazit Futboll Muriqi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Sturm Grazit

Ai edicionin e kaluar në La Liga me fanellën e Mallorcas i realizoi 23 gola.

Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.