Fenerbahçe ka bërë kërkesë të mërkurën në Federatën e Futbollit të Turqisë që Vedat Muriqi të njihet si lojtar vendor, pasi sulmuesi i Kosovës posedon pasaportë turke.
Muriqi mori shtetësinë turke në vitin 2015.
“Fenerbahçe thuhet se është duke pritur vendimin nga federata dhe nëse kërkesa miratohet, Vedat Muriqi do të luajë si lojtar vendas. Fenerbahçe do të bëjë ndryshime në planin e skuadrës nëse Verat Muriqi fiton të drejtën për të luajtur si lojtar vendas. I lindur në Prizren, lojtari mban pasaporta kosovare dhe shqiptare, dhe mori shtetësinë turke në vitin 2015 ndërsa luante për Giresunspor. Emri zyrtar i futbollistit me përvojë është i regjistruar si Vedat Muriç”, shkruan mediumi turke “Ajanspor”.
Muriqi të martën mbrëma debutoi te Fenerbahçe, pas rikthimit.
Luajti nga minuta e 77-të për Fenerin ndaj Sturm Grazit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Muriqi e nisi karrierën në Kosovë te Liria. Është i lindur në Prizren. Më pas luajti për Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës, përpara se në vitin 2014 t’i bashkohej Giresunsporit turk. Në Turqi luajti edhe për Gençlerbirligin dhe Rizesporin, kurse një edicion ishte te Fenerbahçe.
Edhe
Zhegrova: Përfaqësoj gjithë shqiptarët dhe jam krenar
Muriqi luajti tetë ndeshje për Shqipërinë U21 para se t’i bashkohej Kosovën.
Me fanellën e Kosovës, Muriqi debutoi në ndeshjen ndaj Ukrainës më 9 tetor 2016.