Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçes.
Lajmi për marrëveshje është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk.
“Informacion për transferim. Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ka arritur marrëveshje në parim, do të arrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta kompletuar fazën e fundit të negociatave të transferimit”, ka shkruar ndër të tjera klubi turk.
Transferim i Muriqit te Fenerbahçe do t'i kushtojë klubit turk 15 milionë euro.
Muriqi arrin në Stamboll, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do ta firmosë kontratën për ta kompletuar transferimin te Fenerbahçce nga Real Mallorca.
Transferimi i Muriqit i ka kushtuar Fenerbahçes 15 milionë euro.
Sulmuesi është pritur në aeroport në Stamboll nga anëtarët e bordit dhe nga një numër i tifozëve.