Thomas Mueller ka shkruar histori të dielën mbrëma. Ai e zhvilloi ndeshjen e 710-të për Bayernin. Asnjë futbollist nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje për gjigantin gjerman. Muelleri e theu rekordin prej 709 ndeshjeve të cilin e mbante legjenda Sepp Maier.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe në ndeshjen e veçantë, Muelleri shënoi gol. Bayerni fitoi 2:0 ndaj Freiburgut, në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës gjermane.
Harry Kane shënoi nga pika e bardhë në minutën e 38-të, ndërsa Mueller shënoi për 2:0 në minutën e 78-të. 34-vjeçari në lojë hyri në minutën e 59-të.
Për Bayernin ishte fitorja e dytë. Nga dy fitore i kanë vetëm edhe Heidenheimi e RB Leipzigu.