Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muelleri arrin 700 paraqitje me Bayern Munchenin

Thomas Muller

Mesfushori Thomas Mueller të shtunën në ndeshjen ndaj FC Heidenheimit do të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për skuadrën e Bayern Munchenit.

Ndeshja mes Heidenheimit dhe Bayern Munichut nis në orën 15:30 dhe i takon xhiros së 28-të të Bundesligës.

Gjermani do të paraqitet për herën e 700 me fanellën bavareze.

Vendin e parë me më së shumti paraqitje e mbanë ish-portieri, Sepp Maier, me 709 ndeshje të zhvilluara.

Mueller është pjesë e skuadrës gjermane prej vitit 2000, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Edhe Muelleri shënon gol në ndeshjen në të cilën shkroi histori Futboll Muelleri shënon gol në ndeshjen në të cilën shkroi histori

34-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Thomas Mueller debutoi me Gjermaninë në vitin 2010, në humbjen nga Argjentina.