Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mueller rinovon kontratën me Bayernin

Sulmuesi Thomas Mueller nuk do të largohet nga Bayern Munichu, përkundër ofertës që ka marrë nga Manchester Unitedi.

“Sky Sport Germany” raporton të hënën se Mueller tashmë ka arritur marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës aktuale, që i skadon në fund të këtij edicioni.

Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje kohe, ndërsa me rinovimin e kontratës, Mueller do të jetë pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2025.

34-vjeçari ende konsiderohet si lojtar i rëndësishëm te klubi bavarez, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej verës së vitit 2009.

Këtë edicion, Mueller ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm