Mbrojtësi i njohur, Thiago Silva, pritet të largohet nga skuadra braziliane, Fluminense. Silva dëshiron që të kthehet në futbollin evropian.
Këtë e bëri të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, 41-vjeçari Silva dëshiron të jetë më afër familjes së tij e cila jeton në Londër.
Braziliani Silva me Fluminensen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai pjesë e Fluminenses është nga viti i kaluar kur u transferua si lojtar i lirë.
Qendërmbrojtësi me shumë përvojë ka karrierë të pasur. Ka luajtur për skuadra të mëdha si Milan, Paris Saint-Germain e Chelsea.
Tre vjet luajti te Milani, kurse për tetë vjet ishte pjesë e Parisit. Për Chelsean luajti katër vjet.
Me Parisin, Silva fitoi plot 24 trofe. Ndërsa tre trofe i fitoi me Chelsean, kurse me Milanin e fitoi një.