Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda braziliane i bashkohet Portos

Thiago Silva

Mbrojtësi i njohur brazilian, Thiago Silva, i është bashkuar gjigantit portugez, Porto.

Silva do të jetë pjesë e Portos deri në përfundimin e edicionit 2025/26, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Silva te Porto u transferua si lojtarë i lirë pasi me marrëveshje të dyanshme të mërkurën e ndërpreu kontratën me skuadrën braziliane, Fluminense. 41-vjeçari Silva te Fluminense qëndroi për dy vjet.

Silva pjesë e Portos ishte edhe më herët në edicionin 2004/2005.

“Thiago Silva është transferimi i ri te Porto. Thiago Silva është një emër që nuk ka nevojë për prezantim. Në moshën 41-vjeçare, ai ka një karrierë që flet vetë. Ai mbërrin në Porto me 31 trofe të fituar gjatë gjithë karrierës së tij”, ka shkruar të shtunën Porto.

Qendërmbrojtësi me shumë përvojë ka karrierë të pasur. Ka luajtur për skuadra të mëdha si Milan, Paris Saint-Germain e Chelsea.

Tre vjet luajti te Milani, kurse për tetë vjet ishte pjesë e Parisit. Për Chelsean luajti katër vjet.