Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-mbrojtësi i Unitedit firmos me Porton

Chris Smalling

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Chris Smalling, ka nënshkruar kontratë me Porton, liderin e elitës së futbollit portugez. 

Lajmi është bërë i ditur të enjten, shkruan “BBC”. 

Smalling ishte pa klub qëkur u largua në verë nga Al Fayha e elitës së futbollit të Arabisë Saudite. 

Smalling me Porton nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër. 

Porto i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e ligës në këtë sezon, ndërsa ka pesë pikë më shumë se Benfica është e dyta. 

Humbjen e vetme në shtëpi e ka nga Manchester City në Ligën e Kampionëve. 

Ai me Unitedin i fitoi pesë trofe madhor, përfshirë dy tituj të Premier Leagues. Me Romën e fitoi Ligën e Konferencës me Jose Mourinhon trajner. I ka 31 paraqitje me Anglinë.