Futboll

Ibrishagiq, lojtar i ri i Llapit

Haris Ibrishagiq

Haris Ibrishagiq

Llapi ka angazhuar një mbrojtës perspektiv. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Haris Ibrishagiq, që është nga Bosnjë-Hercegovina.

Klubi llapjan i futbollit njoftoi të martën se me Ibrishagiqin ka firmosur për tri vjet e gjysmë. 

Ai është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi dhe pritet të jetë përforcim për repartin mbrojtës.

I rritur te Zhelezniqari dhe Sarajeva, futbollisti i ri i Llapit ka bërë karrierë edhe në Gjermani dhe së fundi në Kirgistan.