Futboll

Llapi angazhon edhe një portier të talentuar

Januz Miftari

Llapi ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Të martën klubi llapjan njoftoi se ka firmosur me portierin 21-vjeçar, Januz Miftari. Ai ka firmosur për tri vjet, ndërsa deri më tani ishte te Trepça. Me klubin mitrovicas është paraqitur për tri vjet.

“Ai rrit cilësinë dhe sigurinë në portën tonë dhe bashkë me portierin Çoriq do të konkurrojë për të qenë zgjedhja e parë mes shtyllave. Januz Miftari ka qenë gjithashtu pjesë e moshave të reja të Kombëtares së Kosovës, U17 dhe U19”, ka njoftuar Llapi.