Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Najdovski i bashkohet Llapit

Nikola Najdovski

Nikola Najdovski është transferuar te skuadra e Llapit.

Llapi ka njoftuar të premten se mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

22-vjeçari nga Maqedonia e Veriut së fundi ishte pjesë e Tikveshit.

Najdovski në Maqedoninë e Veriut ka luajtur edhe te Kozufi dhe Borec Velesi.

“Llapi ka kënaqësinë të prezantojë transferimin e radhës për sezonin 2026/27. Mbrojtësi i majtë Nikola Najdovski është zyrtarisht futbollist i klubit tonë. Në moshën 22-vjeçare, Najdovski tashmë ka krijuar një përvojë të rëndësishme në futbollin profesionist, ndërsa tek Llapi vjen me synimin për të vazhduar zhvillimin e tij dhe për të ndihmuar ekipin në sfidat e sezonit të ri. Transferimi i Najdovskit është pjesë e strategjisë së klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe me perspektivë për sezonet e ardhshme”, ka shkruar skuadra llapjane në njoftim.

Llapi të premten e transferoi edhe mesfushorin po nga Maqedonia e Veriut, Ali Adem.