Futboll

Portieri Bllaca i bashkohet Llapit

Aridon Bllaca

Skuadra e Llapit e ka zyrtarizuar transferimin e portierit, Aridon Bllaca.

Bllaca me Llapin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai së fundi ishte pjesë e Gjilanit. 24-vjeçari te Gjilani qëndroi për katër vjet.

“Llapi ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e portierit 24-vjeçar, Aridon Bllaca. Nga edicioni pranveror do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër të KF Llapit.

Bllaca ka debutuar me ekipin e parë të Gjilanit në vitin 2021, ndërsa ka regjistruar gjithsej 39 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, duke e mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje. Tashmë është koha që Aridon Bllaca të shfaqë cilësitë e tij në klubin e ri, teksa nga ai presim të japë kontribut maksimal në realizimin e objektivave tona”, shkruan Llapi të shtunën.

Portier i parë te Llapi deri më tani ka qenë Marijan Çoriq.