Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Limani transferohet te Gjilani

Ardian Limani

Ardian Limani është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. 

Gjilani të premten e ka prezantuar Limanin si përforcimin më të ri të skuadrës.

Limani i bashkohet Gjilanit si futbollist i lirë pasi me marrëveshje të dyanshme ditë më parë e përfundoi bashkëpunimin me Prishtinën. 

32-vjeçari pjesë e Prishtinës ishte nga viti 2024. Me klubin nga kryeqyteti zhvilloi 64 ndeshje, derisa kontribuoi me tetë gola dhe dy asistime. 

Qendërmbrojtësi karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës e Drita. 

Gjilani pos Limanit ka transferuar edhe Mevlan Zekën e Marijan Çoriq.