Ish-kapiteni i Gjilanit, Edison Kqiku, i është bashkuar skuadrës së Llapit.
Llapi të premten pasdite e ka zyrtarizuar transferimin e Kqikut.
Mbrojtësi i krahut të djathtë me skuadrën llapjane ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
27-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Gjilani. Nga viti 2018 ishte pjesë e skuadrës së parë, derisa regjistroi 121 paraqitje me fanellën e skuadrës gjilanase.
Llapi ka transferuar disa futbollistë, por edhe ka ndërprerë bashkëpunimin me disa të tjerë.
Ndërkohë Ballkani ka transferuar Almedin Klinakun nga Dinamo e Ferizajt.