Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani prezanton portierin Marijan Çoriq

Marijan Coriq

Portieri shtatlartë, Marijan Çoriq, është prezantuar nga skuadra e Gjilanit të enjten mbrëma. 

Çoriq i gjatë 204 centimetra, ishte pjesë e Llapit së fundmi. 

Por, i skadoi kontrata pas përfundimit të sezonit. Gjilanit i është bashkuar si futbollist i lirë. 

Në sezonin e kaluar luajti në 33 ndeshje në të gjitha garat. 

Pati 38 gola të pranuar e nëntë herë e mbajti portën e paprekur.