Skuadra e Gjilanit të premten mbrëma e ka prezantuar portierin Vokli Laroshi.
Laroshi me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
23-vjeçari Laroshi së fundi ishte pjesë e Llapit. Te Llapi qëndroi për dy edicione.
Ai karrierë ka bërë edhe te Partizani i Tiranës.
Laroshi ka një paraqitje edhe për Kombëtaren U21 të Shqipërisë.
Edhe
Limani transferohet te Gjilani
Gjilani përpos Laroshit ka transferuar edhe Besart Krivanjevan, Mevlan Adilin, Lorik Boshnjakun dhe Mario Zebiqin.
Ndërsa ka larguar edhe disa futbollist si Kenan Haxhihamza, Marko Roganoviq e Besir Ramadani.