Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi transferon qendërmbrojtësin Sorensen

Aris Sorensen

Llapi ka transferuar qendërmbrojtësin Aris Sorensen.

Sorensen së fundi luajti për Bellinzonan, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit zviceran. 

25-vjeçari në Zvicër ka luajtur edhe për skuadra si Chiasso dhe Yverdon. 

Ndërsa karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Sampdorias në Itali. 

Sorensen, që ka pasaportë të Zvicrës, me Llapin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. 

“Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, Sorensen i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë është pjesë e ekipit për sezonet në vazhdim. Sorensen përforcon fazën defensive të skuadrës dhe pritet të shtojë konkurrencën në këtë repart, duke i ofruar shtabit teknik zgjidhje për edicionin e ri të Superligës që fillon më 15 gusht”, ka shkruar klubi llapjan në njoftim.