Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën Holstein Kiel II për ta transferuar qendërmbrojtësin, Arbnor Aliu. Ai me skuadrën llapjane ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai në të kaluarën është paraqitur për disa skuadra të grupmoshave të reja si Hansa Rostock, Schalke 04, Hannover e Tundern.
22-vjeçari me Përfaqësuesen U21 të Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje.
Më herët është paraqitur edhe për grupmoshat U15,U16,U17 dhe U18 të Gjermanisë.
“Pas negociatave të suksesshme, Aliu i është bashkuar zyrtarisht Llapit, i bindur nga projekti dhe ambiciet e klubit. Ai pritet të japë një kontribut të madh në objektivat tona për vazhdimin e sezonit.
Mirë se vjen në familjen bardhë kaltër, Arbnor”, ka shkruar Llapi të hënën në rrjetet sociale.