Llapi ka njoftuar të mërkurën se ka transferuar futbollistin Armend Likaj.
Likaj është qendërmbrojtës me pozitë, ndërsa është i gjatë 191 centimetra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtatë paraqitje me grupmoshën U17 të Gjermanisë, ndërsa tani është 20-vjeçar.
Së fundmi ishte pjesë e skuadrës Hilden, që bën gara në kategorinë e pestë të futbollit gjerman.
“Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin gjerman VfB 03 Hilden për transferimin e futbollistit Armend Likaj. 20-vjeçari, me gjatësi 191 cm, është produkt i Akademisë së njohur të Schalke 04, një prej klubeve më të mëdha në futbollin gjerman. Pas formimit të tij në Gjermani, Likaj tashmë do të vazhdojë karrierën te KF Llapi”, ka shkruar Llapi të mërkurën.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.