Futboll

Llapi angazhon një mbrojtës boshnjak

Enedin Mulaliq

Llapi ka bërë edhe një përforcim për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët të premten kanë njoftuar për marrëveshjen me 21-vjeçarin nga Bosnjë-Hercegovina, Enedin Mulaliq.

Ai ka firmosur për tri vjet me Llapin.

Mulaliq luan mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa është rritur te Sarajeva. Më pas ka luajtur për Slobodën e Tuzlës dhe Posushjen.