Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës për futbolliste

KFF Dukagjini

Futbollistet e Dukagjinit e kanë fituar Kupën e Kosovës. Në finale të Kupës, Dukagjini fitoi 6:5 pas ekzekutimit të penalltive. 

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës për futbolliste u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me rezultat 1:1. Por futbollistet e Dukagjinit të Klinës ishin më të sakta gjatë ekzekutimit të penalltive. 

Mitrovica ishte e para që kaloi në epërsi. Në minutën e 29-të golin e epërsisë e shënoi Marigona Tahiri, ndërsa Dukagjini barazoi rezultatin në minutën e 62-të. Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri. Mitrovica e mbylli ndeshjen me një lojtare më pak në fushë. Një futbolliste e Mitrovicës u ndëshkua me karton të kuq.

Mitrovica është fituese e titullit. Në ndeshjen vendimtare për titull, Mitrovica e mposhti Dukagjinin 1:0. Por Dukagjini iu revanshua në garën për Kupë, duke dalë fitues.

Edhe KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës Futboll KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës

Penalltitë vendosin fituesin e Kupës për futbolliste

Penalltitë do ta vendosin fituesin e Kupës së Kosovës për futbolliste ndërmjet Mitrovicës dhe Dukagjinit. 

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan baras, 1:1.


Shkon në vazhdime finalja e Kupës për futbolliste

Me rezultat 1:1 ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për futbolliste. Dhe kështu do të luhen vazhdimet nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin e Kupës.

Mitrovica kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Marigona Tahirit, ndërsa Dukagjini barazoi rezultatin në minutën e 62-të. Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri. Mitrovica po luan me një lojtare më pak në fushë. Një futbolliste e Mitrovicës u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe Mitrovica vazhdon dominimin te futbollistet Futboll Mitrovica vazhdon dominimin te futbollistet

 


Dukagjini barazon rezultatin

Futbollistet e Dukagjinit kanë barazuar rezultatin ndaj Mitrovicës, në ndeshjen finale të Kupë së Kosovës. 

Golin për 1:1 e shënoi Gjenifer Pjetri në minutën e 62-të.


Futbollistet e  Mitrovicës me epërsi pas pjesës së parë

Mitrovica e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për futbolliste. Golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Mitrovica – Dukagjini e shënoi Marigona Tahiri.

Edhe Dukagjini mposhtet por mbetet me gjasa për të avancuar Futboll Dukagjini mposhtet por mbetet me gjasa për të avancuar

Ajo shënoi gol të bukur në minutë ne 29-të. Ndeshja finale e Kupës për futbolliste po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mitrovica është kampione e Kosovës. Titullin e fitoi në xhiron e fundit pas fitores 1:0 ndaj Dukagjinit.