Dukagjini i Klinës, fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ka pësuar humbje të enjten mbrëma në udhëtim te Lugano.
Por, mbetet me gjasa për të avancuar tutje.
Ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini e humbi me rezultatin 1:0.
Lugano zvicerane krijoi më shumë, por fitoi me golin e vetëm në ndeshje të shënuar nga Renato Steffen. Edhe Dukagjini pati mundësi shënimi në minutën e 65-të, kur e qëlloi shtyllën me sulmuesin Jeudi Stevenson. Nga minuta e 87-të, klinasit mbetën me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq të mesfushorit Arvanit Rexhaj. Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen te Lugano kurse Ezgjan Alioski u zëvendësua në minutën e 68-të.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave.
Edhe
Dukagjini përshëndetet nga Evropa me humbje të thellë
Fituesi i këtij ballafaqimi në raundin tjetër luan me fituesin e ndeshjes Runavik – Koper.
Lugano në epërsi ndaj Dukagjinit pas pjesës së parë
Lugano është duke fituar ndaj Dukagjinit pas pjesës së parë me rezultatin 1:0.
Skuadra zvicerane shfaqi më shumë nga loja, ndërsa e pati edhe në përqindje më të madhe posedimin e topit.
Klinasit, fitues të Kupës së Kosovës, nuk u shfaqën të rrezikshëm.
Lugano shënon ndaj Dukagjinit
Edhe
Dukagjini drejt eliminimit, po pëson 3:1
Skuadra zvicerane Lugano ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit të Klinës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Renato Steffen shënoi për 1:0 në minutën e 31-të.