Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Test i vështirë për Dukagjinin në Ligën e Konferencës

Dukagjini

Edicioni 2026/2027 nis me ndeshje të vështirë për fituesin e Kupës së Kosovës në futboll, Dukagjinin.

Ekipi nga Klina do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja ndërmjet Luganos dhe Dukagjinit luhet të enjten nga ora 20:30 në stadiumin “AIL Arena”.

Ndeshja kthyese luhet në Kosovë pas një jave.

Dukagjini do ta ketë të vështirë avancimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Lugano vlerësohet favorite për avancim tutje në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli.

Edhe Dukagjini përballet me Luganon në Ligën e Konferencës Futboll 1 muaj më parë Dukagjini përballet me Luganon në Ligën e Konferencës

Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane. E mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.

Për ekipin zviceran paraqiten edhe dy shqiptarët, Uran Bislimi e Ezgjan Aliovski.