Futbollistet e Mitrovicës e kanë fituar titullin e gjashtë në histori të klubit. Mitrovica mposhti konkurrentin kryesor për titull, Dukagjinin me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të edicionit aktual.
Dukagjini në shumicën e kohës ishte lider i Superligës për futbolliste. Por ndeshja e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve, vendosi titullin.
Mitrovica e mbylli edicionin me 53 pikë, një më shumë se Dukagini. “Ky sukses i madh u vulos pas fitores vendimtare në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj konkurrentit kryesor për titull, KFF Dukagjini, një dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit. KFF Mitrovica vazhdon të mbetet një ndër shtyllat e zhvillimit dhe promovimit të futbollit të vajzave në Kosovë, duke e ngritur nivelin e garës dhe frymën e kampionatit çdo sezon”, shkruan klubi mitrovicas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMitrovica si kampione do paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.