Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas fitores 10:0, futbollistet e Mitrovicës e kërkojnë suksesin në finale

mitro

Futbollistet e Mitrovicës e kanë shënuar fitoren bindshëm më të thellë në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën u luajtën nëntë ndeshje të kësaj faze, ndërsa Mitrovica e shënoi fitoren më bindëse.

Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, skuadra mitrovicase fitoi 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau.

Edona Kryeziu me katër gola dhe Aurora Mulliqi me tri, shkëlqyen te kampionia kosovare.

Por nuk ka shumë kohë për festë në kampin e kësaj skuadre.

Menjëherë të shtunën Mitrovica e luan finalen e raundit të parë kualifikues të Championsit. Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad. 

Edhe Mitrovica shkatërron kampionin moldav, 10:0 Futboll 1 d. më parë Mitrovica shkatërron kampionin moldav, 10:0

Ludogoretsi në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues fitoi 3:0 ndaj Klaksvikut të Ishujve Faroe. Ajo ndeshje ishte zhvilluar në Podujevë. 

Mitrovica e dominon për kohë të gjatë futbollin e femrave në Kosovë. Në skenën evropiane, përkatësisht në Champions, debutoi në vitin 2018. Raundin kualifikues e kishte kaluar me sukses në edicionin 2019/2020, kur mposhti Olimpia Clujin e Rumanisë, NSA Sofian e Bullgarisë dhe Breznican e Malit të Zi. Më pas ishte mposhtur thellë nga gjiganti gjerman, Wolfsburg, një prej ekipeve më të mira të futbollit evropian.

Mitrovicaset synojnë fitore të shtunën për të bërë vend në raundin e dytë kualifikues.