Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mitrovica në Shkup kërkon kalimin tutje në “Europa Cup”

KFF Mitrovica

Futbollistet e Mitrovicës luajtën 0:0 javën e kaluar në ndeshjen e parë me Metalist 1925 nga Ukraina në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të martën pasdite e luajnë ndeshjen e kthimit.

Ndeshjen ndaj skuadrës ukrainase, ekipi i Mitrovicës e luan në Shkup nga ora 13:00.

Mitrovica u zhvendos në Kupën Evropiane pas një kampanje pozitive në Ligën e Kampionëve. Në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues e mposhti kampionin e Moldavisë, ndërsa në finale e mposhti kampionin e Bullgarisë.

Në raundin e dytë kualifikues të Championsit, mitrovicaset fillimisht pësuan nga Branni norvegjez. Por me fitore ndaj Ferencvaroshit hungarez, kampionia e Kosovës e siguroi kalimin në “Europa Cup”’.

“Europa Cup” është niveli i dytë kontinental për klube të futbollisteve.

Ky është vetëm edicioni i dytë i “Europa Cup”. Ndërkohë Kosova përfaqësohet për herë të parë.