Pas fitores së thellë, 10:0, ndaj Zimbru Chisinau, futbollistet e Mitrovicës të shtunën vazhduan shkëlqimin në arenën evropiane.
Mitrovica është kualifikuar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra mitrovicase në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad, me rezultatin 2:0.
Ishte finalja e raundit të parë kualifikues të Championsit.
Futbollistet e Mitrovicës dominuan ndaj kundërshtareve gjatë gjithë ndeshjes.
Edhe
Pas fitores 10:0, futbollistet e Mitrovicës e kërkojnë suksesin në finale
Aurora Mulliqi e realizoi golin e parë në minutën e 15-të.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 1:0 të Mitrovicës.
Kampionia e Kosovës e shënoi edhe një gol në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 2:0.
Golin e dytë e shënoi Blerta Shala në minutën e 61-të.
Mitrovica regjistroi 13 goditje, ndërsa futbollistet e Ludogoretsit vetëm pesë.
Skuadra bullgare e kishte më shumë topin, por Mitrovica ishte më e rrezikshme në fazën ofensive.
Mitrovica në gjysmëfinale të rundit të dytë kualifikues luan ndaj skuadrës norvegjeze, Brann, më 5 gusht.
Edhe
Mitrovica mposht Ferencvaroshin, vazhdon në Europa Cup
Mitrovica e dominon për kohë të gjatë futbollin e femrave në Kosovë.
Në skenën evropiane, përkatësisht në Champions, debutoi në vitin 2018.
Raundin kualifikues e kishte kaluar me sukses në edicionin 2019/2020, kur mposhti Olimpia Clujin e Rumanisë, NSA Sofian e Bullgarisë dhe Breznican e Malit të Zi.
Për suksesin e Mitrovicës ka shkruar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.
FFK-ja ka përgëzuar futbollistet e Mitrovicës për suksesin e arritur.
Mitrovica është shtatë herë kampione e Kosovës dhe shtatë herë fituese e Kupës së Kosovës.
Edhe
Mitrovica mposhtet thellë në Champions
Fitorja 10:0 ndaj kampionit moldav, Chisinau, ishte shënuar të mërkurën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Ludogoretsi në gjysmëfinale të rundit të parë kualifikues të Championsit e mposhti Klaksvikun e Ishujve Faroe.