Futbollistet e Mitrovicës janë mposhtur në gjysmëfinale të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën paradite në Budapest të Hungarisë, kampionia e Kosovës humbi 5:0 nga kampioni i Norvegjisë, Branni.
Ekipi norvegjez ishte favorit dhe e konfirmoi këtë me paraqitje në fushë. Branni shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa gol tjetër realizoi në minutën e 13-të. Edhe dy gola të tjerë norvegjezet i shënuan në pjesën e parë për të përfunduar çështjen e fituesit.
Branni avancoi në finale të raundi të dytë kualifikues, ndërsa Mitrovica të shtunën luan për vendin e tretë në mini-turne. Përballë do ta ketë Ferencvaroshin hungarez apo PAOK-un grek.
Ndeshja për vend të tretë ka shumë rëndësi për skuadrën kosovare. Nëse fiton, vazhdon garimin në raundin e parë kualifikues së “Europa Cup”, që është niveli i dytë kontinental për skuadra të futbollisteve. Nëse mposhtet i jep fund garimit evropian për këtë edicion.
Branni ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm në raundin e dytë kualifikues. Kjo skuadër ka dy tituj të kampionit të Norvegjisë, ndërsa garimin evropian e nisi të mërkurën.
Edhe
Mitrovica mposht Ferencvaroshin, vazhdon në Europa Cup
Ndërkohë Mitrovica e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues. Fillimisht fitoi 10:0 ndaj Zimbru Chisinaut të Moldavisë, e më pas 2:0 ndaj kampionit bullgar, Ludogorets.
Por dallimi mes raundit të parë dhe raundit të dytë kualifikues është shumë i madh. Dhe kjo u dëshmua në ndeshjen e së mërkurës.