Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Flamengo, skuadra e parë që siguron fazën nokaut

Flamengo

Fituesja e “Copa Libertadores 2022”, Flamengo, është bërë skuadra e parë që e ka siguruar fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra braziliane të premten mbrëma në Philadelphia e mposhti Chelsean e Premier Leagues angleze, 3:1.

Të dyja skuadrat i fituan ndeshjet hapëse të Grupit D me rezultatin 2:0, por Flamengo ka avancuar tutje nga ky grup me gjashtë pikë në dy ndeshje.

Chelsea ka tri pikë në vendin e dytë.

Pedro Neto shënoi për “blutë” e Londrës në minutën e 13-të.

Në pjesën e dytë, brazilianët realizuan dy gola për tre minuta për 2:1.

Fillimisht, Bruno Henrique në minutën e 62-të i barazoi shifrat në 1:1, kurse Danilo e kaloi në epërsi Flamengon me golin e minutës së 65-të.

Edhe Chelsea dhe Flamengo kalojnë në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube Futboll Chelsea dhe Flamengo kalojnë në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube

Për ndërhyrje të ashpër me të kuq u përjashtua Nicolas Jackson i Chelseat, në minutën e 68-të. Ai në lojë kishte hyrë vetëm katër minuta më herët.

Flamengo e shfrytëzoi epërsinë numerike të lojtarëve në fushë dhe realizoi për 3:1 në minutën e 83-të.

Shënues ishte Wallace Yan.