Futboll

Chelsea dhe Flamengo kalojnë në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube

Chelsea FC

Foto: Associated Press

Chelsea dhe Flamengo janë skuadrat e radhës që kualifikohen në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas disfatës 3:1 nga Flamengo në ndeshjen e dytë, Chelsea në natën mes të martës e së mërkurës mposhti Esperance Tunisin me rezultat 3:0.

Me fitoren e arritur në Philadelphia, Chelsea siguroi kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube.

Dy golat e parë, Chelsea i shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë nëpërmjet Tosin Adarabioyos dhe Liam Delapit.

Edhe golin e tretë ekipi anglez e shënoi në minutat shtesë të ndeshjes. Në minutën e 97-të, golin për 3:0 e shënoi Tyrique George.

Chelsea e mbylli në vendin e dytë fazën e grupeve. Me gjastë pikë përfundoi në vendin e dytë të grupit D. Vendin e parë me shtatë pikë e siguroi Flamengo me shtatë pikë.

Flamengo luajti baras 1:1 me Los Angelesin në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Denis Bouanga në minutën e 84-t shënoi për Flamengon, ndërsa dy minuta më vonë golin e barazimit për Los Angelesin e realizoi Wallace Yan.

Chelsea do të përballet me Benfikën të shtunën në Charlotte.

Flamengo luan të dielën kundër gjigantit gjerman, Bayernit. Ndeshja luhet në Miami.