Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Evertoni nuk insiston ta mbajë Armando Brojën

Armando Broja

Evertoni ka njoftuar se katër nga pesë lojtarët, përfshirë edhe sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën, që i kanë pasur në huazim këtë sezon, do të kthehen te klubet e tyre.

Broja është lojtar i Chelseat, por u huazua në fillim të edicionit 2024/2025 te skuadra e Evertonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Qëndrimi e përkushtimi i tyre gjatë gjithë kohës në Everton ishte i nivelit të lartë”, ka  thënë trajneri i Evertonit, David Moyes.

Broja 23- nuk shënoi asnjë gol për Evertonin në 11 paraqitje. Ai për kohë të gjatë mungoi shkaku lëndimeve.

Broja me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.