Ismet Munishi do të mbetet trajner i Dukagjinit edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu ka njoftuar të enjten klubi nga Klina.
“Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë. KF Dukagjini falënderon Munishin për besimin dhe angazhimin, dhe i uron gjithë të mirat në vazhdim”, shkruan në njoftimin e Dukagjinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën drejtimin e Munishit, Dukagjini e mbylli edicionin 2024/2025 në pozitën e shtatë me 48 pikë.