Skuadra e Dukagjinit nuk do ta ketë më për trajner Ndue Përgjokajn.
Lajmi është bërë i ditur nga Përgjokaj në llogarinë e tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e ka falënderuar klubin nga Klina për besimin që i është dhënë.
“Sot përfundon zyrtarisht bashkëpunimi im me KF Dukagjini. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për mundësinë, besimin dhe përgjegjësinë që më është dhënë gjatë kësaj periudhe për të qenë pjesë e këtij institucioni”, ka shkruar në fillim të njoftimit të gjatë.
Ai ka thënë se ka punuar me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim maksimal.
“Largohem me kokën lart, me ndërgjegje të pastër dhe me krenarinë që kam dhënë kontributin tim me dinjitet, përgjegjësi dhe karakter. Futbolli sjell sfida, vendime dhe ndryshime, por vetëm vlerat e punës, respektit dhe karakterit mbeten gjithmonë. KF Dukagjinit i uroj suksese në vazhdim dhe vetëm më të mirat në rrugëtimin e tij të ardhshëm. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Përgjokaj.
Dukagjini është pa fitore në Superligë prej 30 nëntorit të vitit të kaluar. Në ecurinë pa fitore, Dukagjini i ka tetë barazime e tri humbje.
Të dielën, Dukagjini barazoi 1:1 me Prishtinën e Re. Dukagjini është i gjashti në Superligë me 34 pikë.
Dukagjini me Përgjokajn arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Në gjysmëfinale luan ndaj Ballkanit. Gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen më 8 prill, kurse ato kthyese më 22 prill.