Pas largimit të trajnerit Ismet Munishi, Dukagjinin e Klinës do ta drejtojë Ndue Pergjokaj.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën më mbrëmje.
“Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë”, ka shkruar klubi klinas në njoftim.
Dukagjini është i katërti në Superligë me 17 pikë.