Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Munishi, trajner i Lirisë së Prizrenit

Ismet Munishi

Pas ndarjes me Liridon Lecin, Liria e Prizrenit të hënën mbrëma e ka prezantuar trajnerin e ri.

Lirinë në vazhdim të kampionatit do ta drejtojë Ismet Munishi, njëri prej trajnerëve më të njohur në futbollin kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Munishi ka përvojë të gjatë në Superligën e Kosovës, ndërsa do të mundohet ta udhëheqë Lirinë drejt kthimit në nivelin superior.

Leci u shkarkua të dielën mbrëma, pas humbjes së thellë nga Trepça ’89 në xhiron e parë të stinorit pranveror.

Munishi së fundi ishte trajner i Dukagjinit të Klinës, por kishte dhënë dorëheqje në vjeshtë.