Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndodh në Kosovë, miqësorja ndërpritet pas pakënaqësive me arbitër

Ismet Munishi

Ndeshja miqësore ndërmjet Llapit dhe Lirisë u ndërpre në minutën e 82-të, pas pakënaqësive që kishte trajner i skuadrës nga Prizreni, Ismet Munishi, ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes. 

Munishi fillimisht protestoi për një ndërhyrje të palejuar, por aksioni nuk u ndal.

Më pas, Munishi hyri në fushë duke protestuar e arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq. 

Në shenjë proteste, Munishi, e tërhoqi skuadrën nga fusha. 

VIDEO:

Për ndërprerjen e ndeshjes ka reaguar edhe skuadra nga Podujeva, që ishte vendase. 

Edhe Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit dhe Llapit Futboll Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit dhe Llapit

“Ndeshja miqësore KF Llapi – FC Liria u ndërpre në minutën e 82-të, në rezultatin 0:0, pas pakënaqësive të ekipit mysafir ndaj ndarjes së drejtësisë”, shkruan në njoftimin e Llapit. 

Ndërkohë Liria nuk ka treguar se ndeshja është ndërprerë. 

Skuadra prizrenase ka njoftuar veç për rezultatin e ndeshjes që nuk përfundoi.