Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: E kthyem Ligjin për Specialen që të mos lihet hapësirë të bëhet i pazbatueshëm

Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se qëllimi i rikthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend ka qenë që të mos lihet hapësirë që ai të bëhet i pazbatueshëm dhe barrë për procesin. 

Ajo ka thënë se gjatë pjesë e rishqyrtimit do të jetë të gjithë akterët relaevantë. 

“Kërkesa për tu kthyer ka qenë sepse ka pasur disa reagime të akterëve nga jashtë që duhet të shtohen disa gjëra, duhet të trajtohet më me finesë një paragraf apo një tjetër, jo specifikisht se çfarë do të ndryshohet, prandaj do të ketë një proces kur të rikthehet”, ka theksuar Hoxha në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Më 6 tetor, Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për Specialen, me nismën e PDK-së. Qëllimi i ligjit qe kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në kohë, territor e në lëndë.

Kuvendi e mori vendimin pas dënimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi me 81 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.

Deri në momentin e miratimit para institucioneve pati protesta për disa ditë.

Pas kërkesës së PDK-së, e cila kishte iniciuar e hartuar Ligjin, presidentja Justina Shiroka-Pula e ka kthyer atë në Kuvend për shqyrtim.

Kërkesa e PDK-së për rishqyrtimin e tij para dekretimit nga presidentja nuk u përkrah nga të gjithë deputetët e saj.

Lexo përditësimet tjera
Eliza Hoxha

Hoxha: Për vrasjen e Arlinda Zekajt duhet të këtë përgjegjësi morale e penale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se për vrasjen e Arlinda...