Drita ka njoftuar të shtunën se është forcuar me mesfushorin me tipare sulmuese, Florent Ramadanin.
Ramadani ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa gjilanasve iu bashkohet për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita ka njoftuar se Ramadani do t’i bashkohet të dielën pjesës tjetër të ekipit në Antalya të Turqisë, për fazën përgatitore.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e Florent Ramadanit. Florenti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku ka zhvilluar 148 ndeshje zyrtare. Ai nesër do t’i bashkohet ekipit në Antalya, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore. Florenti ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë pjesë e jona deri në qershor të vitit 2028”, ka shkruar Drita.
Ramadani në këtë edicion ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat.